Lajme

Miratohet projektligji për rishikimin e buxhetit për vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 13 April 2022

Është miratuar projektligji për rishikimin e buxhetit për vitin 2022 në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rishikimi është i jashtëzakonshme dhe se rishikimi i rregullt i buxhetit do të bëhet sërish në mes të këtij viti

“Tre mujorin e parë të vitit kemi pasur 17 për qind më shumë të hyra, marrë parasysh edhe nevojën për mbështetjen e qytetarëve është parë e nevojshme të kemi një rishikim të tillë që të reflektohen këto të hyra. Vlera që i shtohet buxhetit është 150 milionë euro”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera