Lajme

​Miratohet në parim Projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 08 March 2023

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim edhe Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Deputetja, Duda Balje, e cila kryeson Komisionin Parlamentar për të drejtat e njeriut, tha se ky projektligj është shumë i rëndësishëm dhe është mirë të kalojë sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Balje tha se meqenëse opozita nuk është prezente në seancë, komentet e tyre do të mund t’i marrin mes dy leximeve.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim edhe Projektligjin për Zhvillimin Rajonal të Balancuar.

Ndërsa, nga rendi i ditës u largua debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022.

Votat pro të deputetëve të pozitës nuk i mori raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

Në seancën e sotme nuk po marrin pjesë deputetët e partive opozitare, të cilët meqenëse në fillim të seancës nuk u arrit të ketë kuorum vendosën ta lëshojnë sallën./KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera