Lajme

Ministrja Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 19 April 2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari do të raportojë sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ministrja Hajdari do të raportojë lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave; si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”.

Komisioni pritet të mblidhet në ora 9:00.

-Advertisement-

Rendi i ditës:

1.Miratimi i rendit të ditës;

2.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 12.04.2022;

3.Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës;

4.Caktimi i ekspertit për hartimin e nismës legjislative “Projektligji për kriptovaluta”;

5.Raportimi i ministres së Industrisë, ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave; si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”;

6.Të ndryshme./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera