Sport

Ministrja Dumoshi ndan shpërblime për xhudistët që sollën medalje

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 29 December 2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka ndarë sot shpërblime për xhudistët që sollën medalje në Kosovë gjatë këtij viti që po e lemë pas, shkruan Gazeta inFokus.

Dumoshi ka përgëzuar gjithë sportistët si dhe trajnerin, Driton Kuka, për gjitha sukseset e arritura në vitin 2020, duke theksuar se është munduar që si ministre t’i ndihmoj sado pak, si dhe ka theksuar se punimet në Qendrën Kombëtare të Xhudos të marrin fund vitin e ardhshëm.

“Qendra Kombëtare e Xhudos që ka nisur të ndërtohet është një nga të arriturat, që si ministre e vlerësoj dhe kjo qendër pritet të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm. Kosova mund të merret shembull në rajon se si bashkëpunohet me federata sportive” ka thënë Dumoshi.

-Advertisement-

Shpërblime morën, trajneri Driton Kuka dhe xhudistët, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera