Ministria pa ministër, i bën gati 10 mijë euro për larje të xhipave

Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 15 November 2022
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë gati t’i shpenzojë 10 mijë euro për larjen e veturave. Në tenderin e shpallur është treguar se më këto para në autolarje do të dërgohen 192 xhipa dhe 1056 vetura të tjera.
Tash më shumë se një muaj, Ministria e Shëndetësisë nuk ka ministër. Vendin bosh e ka lënë Rifat Latifi, që ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i kësaj ministrie gati një vit pas emërimit të tij.
Në këtë institucion pa “zot shtëpie” është duke vazhduar puna, pothuajse normalisht.
Madje, po merren edhe me larjen e xhipave e veturave të tjera.
Tenderi për këtë shërbim është hapur tash e disa ditë dhe do të mbyllet në muajin e ardhshëm, kur edhe pritet të shpallet kompania fituese.
Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë treguar se vlera e këtij tenderi ka peshën e 10 mijë eurove.
“Shërbimet e Autolarjes. Vlera e parashikuar e kontratës: 10,000.00. Pastrimi brenda dhe jashtë i veturave (limuzina) 1056. Pastrimi brenda dhe jashtë i veturave (xhipa) 192”, thuhet në këtë njoftim.
Ky institucion ka treguar edhe disa kritere që duhet t’i plotësojë kompania fituese.
“Operatori Ekonomik duhet që të ketë Objektin – Punëtorinë për larjen e veturave jo më larg se 5 kilometra nga ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, Prishtinë, bazuar në rrugën më të afërt tokësore të asfaltuar. Të drejtë ofertimi kanë të gjithë Operatorët Ekonomikë, pa marrë parasysh se në cilin vend apo lokalitet kanë selinë e regjistrimit të kompanisë”, thuhet në njoftim.
Në fund është dhënë edhe një sqarim lidhur më shumën prej 10 mijë eurove që janë planifikuar për këtë tender. Në këtë sqarim, MSH ka thënë se këtë shumë të parave e kanë vendosë “vetëm për shkak të procedimin të këtij aktiviteti”, që nuk është e qartë çfarë kanë dashur të thonë.
“Vlera buxhetore e parashikuar për periudhën 36 mujore është 4,500.00 €. Në platformë vlera prej 10,000.00 është bërë për qëllim të procedimit të këtij aktiviteti në formë të kontratës kornizë”, thuhet në këtë sqarim, duke shtuar se vlera prej 10,000 eurove nuk duhet të merret parasysh nga kompanitë konkurruese, pasi që është “vetëm për çështje teknike të sistemit të prokurimit”.
Për këtë tender, kompanitë kanë të drejtë të konkurrojnë deri më datën 02.12.2022. /Demokracia.com

Të tjera
-
Zv.ministri i Kurtit thotë se u largua nga konferenca në Tiranë për shkak se “Kosova u prezantua me fusnotë”
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka njoftuar se është la...
-
Presidentja Osmani përkujton mas*krën në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjeto...
-
Dy pacientët e lënduar nga tragjedia e Koçanit që po trajtohen jashtë vendit, janë akoma në gjendje kritike
Nga 193 pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit, 48 pacientë po mjekohen ...
-
Përfundon mbledhja e PDK-së: Qëndrimet s’kanë ndryshuar, vendimet i lëshojmë në komunikatë
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, deputetët e kësaj partie ...
-
Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e brishtë – shkak angazhimi i pamjaftueshëm në dialog
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, mbajti sot një seancë i...
-
Kallas paralajmëron vizita gjatë pjesë së dytë të majit në Kosovë e Serbi
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas ka paralajmëruar vizita në Kosovë e...
-
Takohen në Prishtinë Lutfi Haziri dhe Endrit Shala
Një takim mes nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, d...
-
Thaçit dhe Veselit iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë m...
-
Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë disa ditë pasi i përjashtoi ato
Donald Trump thotë se telefonat inteligjentë të prodhuar në Kinë dhe pajisjet...
-
Antonio Costa do ta vizitojë edhe Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perendimor
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa pritet ta vizitojë edhe Kosovë...
-
Kurti po i bën përpjekjet e fundit para seancës së nesërme, Duda Balje futet në qeveri për takim me të
Kryetari i Lëvizjes Vetëvenedosje nga zyra e tij në qeveri si kryeministër në...
-
Zëri i Policisë së Kosovës dëgjohet në Kolumbi, Hoxha dhe Ajvazi japin intervistë në radion zyrtare
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë...