Lajme

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e uron Kosovën për njohjen nga Sudani: Një moment krenarie dhe një hap tjetër përpara në rrugëtimin ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 14 Prill 2025

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka përgëzuar shtetin e Kosovës pas vendimit të Sudanit për ta njohur pavarësinë e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Në një reagim zyrtar, ambasada britanike e cilësoi këtë zhvillim si “një moment krenarie” dhe një hap të rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Sudani bëhet shteti më i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një tjetër hap përpara në afirmimin e saj ndërkombëtar. Urime, Kosovë!”, thuhet në postimin e Ambasadës në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy