Ministria e Fitore Pacollit gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 28 October 2026
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar dy gjoba në vlerë totale prej 10 mijë eurosh ndaj Komunës së Prishtinës, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve ligjore në menaxhimin e mbeturinave.
Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se gjoba janë vendosur edhe ndaj komunave të tjera dhe kompanive rajonale të mbeturinave, si pasojë e gjendjes së rënduar me mbeturina në disa zona të Kosovës.
Sipas Pacollit, situata aktuale përbën rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik. Ajo ka kritikuar veçanërisht Komunën e Prishtinës për mënyrën e menaxhimit të mbeturinave dhe të ndërmarrjes publike “Pastrimi”.
“Informojmë mbi hapat emergjentë dhe strategjikë që po ndërmarrim, duke parë gjendjen e rëndë dhe të papranueshme me mbeturina që ka kapluar shumë pjesë të vendit tonë. Kjo gjendje e paraqet një rrezik të vërtetë të mjedisit dhe një rrezik të vazhdueshëm për shëndetin publik. Siç keni mundur ta shihni, një pjesë e komunave e bëjnë një punë të mirë në mbledhjen e mbeturinave, kurse një pjesë tjetër dështojnë t’i kryejnë detyrat që u takojnë me ligj. Këtu fatkeqësisht prijnë komuna e Prishtinës, e cila si kryeqytet ka edhe numrin më të madh të banorëve, por komuna e Prishtinës përveçse i mungon vullneti për të kryer obligimet e saj, ata po keqmenaxhojnë edhe me ndërmarrjen publike ‘Pastrimi’. Para kësaj gjendjeje, qeveria nuk mund të rrijë duarkryq kur krijohet një situatë emergjente edhe pas asaj që kompetencat tona janë të limituara sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Për të mbrojtur shëndetin publik, ministria ka ndërmarrë dhjetëra aksione inspektimi dhe ka vendosur mbikëqyrje strikte, duke bërë të qartë se keqmenaxhimin nuk do ta tolerojmë në asnjë nivel”, deklaroi ajo.
Ministrja njoftoi se masa ndëshkuese janë ndërmarrë edhe ndaj Komunës së Istogut, si dhe kompanive rajonale të mbeturinave në Prishtinë, Pejë dhe Deçan.
“Pikërisht për këtë, ditët e fundit kemi shqiptuar gjoba ndaj atyre që dështuan të kryejnë detyrat e tyre ligjore. Konkretisht, kemi ndëshkuar komunën e Prishtinës me dy gjoba, pra dy herë nga 5,000 euro, komunën e Istogut me 5,000 euro, kompaninë rajonale të Prishtinës ‘Pastrimi’ me 2,000 euro, kompaninë rajonale ‘Ambienti’ në Pejë me dy gjoba, një prej 5,000 euro dhe një prej 2,000 eurosh, si dhe kompaninë ‘Higjiena’ në Deçan me 2,000 euro. Përveç gjobave ndaj komunave, e kompaniave publike, ne kemi gjobitur një numër të madh të qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët po vazhdojnë të hedhin mbeturinat në vendet ku nuk lejohet. Kontrollet tona në terren janë të shpeshta, dhe ato bëhen përmes dronëve dhe kamerave. Prandaj, e ftojmë secilin qytetar që të dërgojë mbeturinat në deponitë legale në rajonet e tyre, të cilat janë të hapura çdo të shtunë”, tha Pacolli.
Ajo gjithashtu theksoi se situata me mbeturinat mbetet më problematike në komunat veriore të vendit, duke njoftuar se tashmë është përcaktuar lokacioni për ndërtimin e një deponie të re, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
“Situata në komunat e veriut është më e vështirë. Për veriun është caktuar lokacioni dhe falë bashkëpunimit me BE-në, do të ndërtohet deponia e re”, përfundoi Pacolli.

T� tjera
-
Protestuesit e bllokojnë hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë: Donika jep dorëheqje!
Po vazhdon për të dytën ditë me radhë protesta pas rastit të vrasjes së Arlin...
-
Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë
Pas qëndrimit para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit janë nisur drejt or...
-
Pjesëmarrje masive edhe në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Qindra qytetarë janë mbledhur edhe sot në Prishtinë, në ditën e dytë të prote...
-
Prote*stuesit largojnë rrethojat nëpër rrugë, në prezencë të policisë
Protestuesit kanë larguar rrethojat nëpër rrugë, për t’ua lehtësuar protestue...
-
Protestohet edhe sot në Prishtinë: Gjumi s’ka me iu marrë!
Protesta e thirrur për sot në Prishtinë, ku po kërkohet siguri dhe drejtësi p...
-
Protestuesit i shkojnë Donika Gërvallës te ministria
Protesta e thirrur për sot në Prishtinë, ku po kërkohet siguri dhe drejtësi p...
-
“A do të ketë shkarkime?” – Kurti sërish s’përgjigjet për rastin e Arlinda Zekajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka refuzuar të përgjigjet lidhur m...
-
Kritika që seanca për rastin e Liridona Ademajt u mbyll për publikun, Gjykata e Apelit si arsye përmend “mbrojtjen e jetës private”
Gjykata e Apelit ka dalë me një sqarim pas kritikave për mbajtjen e seancës g...
-
Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja
Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj k...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit: Suspendohen 11 zyrtarë policor të Pejës
Konfirmohet raportimi i Infokusit, Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë...
-
Suspendohet togeri Faruk Muqolli
Togeri i Policisë, Faruk Muqolli, është suspenduar lidhur me rastin e Arlinda...
-
Ekskluzive: Këta janë komplet zingjiri i të suspenduarëve nga IPK për rastin e Arlinda Zekaj
Gazeta Infokus ka siguruar të gjithë emrat e zyrtarëve policorë që janë suspe...
































