Lajme

Ministri Mehaj: Kadetët e FSK-së kryen me sukses operacionet sulmuese dhe mbrojtëse

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 10 April 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kadetët e FSK-së në kuadër të planprogramit akademik, pas pjesës teorike, ekzekutojnë taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban.

Mehaj ka shkruar në Facebook se kadetët me sukses të lartë kanë realizuar TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane: kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion.

“Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera