Lajme

Ministri Mehaj e dënon ashpër sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 20 August 2022

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, në emër të ministrisë që ai drejton ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot në orët e mbrëmjes dy rusë dhe 1 ukrainas kanë tentuar të futen me forcë brenda depos së armëve në Gramsh. Ata janë ndaluar nga ushtarët shqiptarë, të cilët kanë pësuar dëmtime pasi që u sulmuan me lëndë kimike. Sulmuesit janë arrestuar dhe gjendja është nën kontroll, organet e sigurisë tani po merren me rastin. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cenon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë:, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, i pari i mbrojtjes së Kosovës tha se qëndrojnë afër institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të lënduar dhe familjarëve të tyre.

-Advertisement-

“Qëndrojmë përkrahë institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me Ministrin z. Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera