Lajme

Ministri i Kulturës zë vendin e Ministrit të Financave në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 11 May 2022

Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur një seancë të radhës plenare, shkruan Gazeta Infokus.

Në pikën plenare për të diskutuar për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane në vend të ministrit të financave është ngarkuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Kemi shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për zhvillim e impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, dhe Kuvendit ja ka rekomanduar miratimin e tij. E ftojmë në emër të Ministrisë së Financave është ngarkuar Ministri Hajrullah Çeku sepse ministri Murati nuk ndodhet këtu për ta paraqitur këtë”, ka kryeparlamentari Glauk Konjufca./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera