Fokus

“Ministri Hekuran Murati është mashtruesi më i madh i kësaj qeverie”, gazetari Dakaj numëron arsyet pse LVV-ja do të përfundojë në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 18 January 2025

Gazetari Shkëlzen Dakaj, mbrëmë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, shkruan Gazeta Infokus.

Dakaj duke folur për fushatat zgjedhore e për datën e zgjedhjeve më 9 shkurt ka theksuar dy gjëra që sipas tij e ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

Sipas tij, korrupsioni është numër 1 si arsye që LVV-ja në këto zgjedhje të përfundojë në opozitë.

-Advertisement-

“Për dy gjëra që mendoj që ka me u ndëshku pushteti i Albin Kurtit, janë korrupsioni edhe kosto e jetës. Nuk mundesh me thanë e kena bind qytetarët me 9 shkurt me na dhanë 50% të votave se qytetari e ka kuptu që duhet me i qu në opozitë partitë të cilat kanë qenë të korruptume. Tash nuk mundemi me thanë që qiky qytetar nuk din me i lexu krejt qito afera korruptive që kanë dal për çdo ditë në media jena tu fol për të njëjtin qytetar për të njëjtin njerëz, këta e kanë pa korrupsionin 1 dhe kostoja e jetës 2”, ka thënë Dakaj në debatin e KTV të premten.

Po ashtu gjatë bisedës, është diskutuar edhe për Ministrat më të dobët të kësaj qeverie, e që Dakaj e cilëson Hekuran Muratin si njërin ndër manipuluesit më të mëdhenj të Qeverisë Kurti.

Sipas gazetarit, ministri Murati përdor herë përqindje e herë numra për të mashtruar qytetarët.

“Nëse më kishe pyet cili është manipuluesi më i madhi si me thanë mashtruesi më i madhi i kësaj qeverie që e tham me bindje të plotë se ja kam lexu mbi 100 deklarata, është Hekuran Murati, se krejt qka ka ba, gjdo kalkulim, e ka mrena saj nuancën e mashtrimit, herë me përqindje e herë me numra, edhe si me thanë kaniher edhe është mundu është përdor si propaganda më e madhe e këtij pushteti”, ka theksuar Dakaj.

Gjithashtu në këtë renditje të ministrave, Dakaj e përmendi edhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Kjo për arsye se ministri duke u munduar me i tregu sukseset e tij e ka dëmtuar Kosovën

“Ministrat ma të dobët prej ma të pari deri i fundit i numëroj,. Ministri i Punëve të brendshme mendoj që përtej kompetencave të veta mendoj që e ka rrok bajrakun edhe u mundu me e marrë merita si të themi prej organeve të drejtësisë policisë së Kosovës me rezultatet e tina edhe që mendoj ndoshta plotë gjana që shumë gjana që ai u mundu me i kap si sukses të vetin e kanë dëmtu Kosovë sidomos në rrafshin ndërkombëtar që kanë mujt me u ba shumica e këtyre aksioneve në veri sidomos me luftimin e bandave kriminale atje kanë mujt me u ba në mënyrë shumë të profesionale brenda kompetencave të Policisë me u kry aksionet, nëse nuk kish pas ndërhyrje me shku edhe me vesh antiplumit e me ngjit at kapelën Xhelal Sveçla ndoshta nuk e kishëm pas këtë presion ndërkombëtar”, ka thënë tutje Dakaj.

Ndryshe gazetari i Gazetës Infokus në këtë debat ka folur edhe për panikun që po e ka Lëvizja Vetëvendosje në këto fushata zgjedhore.

Dakaj thekson se ky panik që është shkaktuar tek kjo parti është si rezultat i frikës për humbjen e popullaritetit.

E kjo është edhe një arsye se pse Kurti po e ngrit zërin nëpër tubimet zgjedhore.

Madje Dakaj edhe kritikon fjalimet e të parit të LVV-së në këto tubime.

“Kurgjo nuk thotë në fjalime, s’kanë përmbajtje, është nënçmim që po i bën elektoratit në Kosovë. Nëse nuk e ndërrojnë strategjinë, do të marrin rezultat të dobët”, ka shtuar ai./Gazeta Infokus/

Dakaj: Kurti në panik se po i humb popullariteti

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera