Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës

Autori: Gazeta inFokus
21:07 | 18 January 2025
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez.
Që prej nisjes së luftës në Gaza, komunikimi me familjarët e tij ka qenë vetëm përmes telefonit. Humbja e vëllait nga bombardimet teksa dilte nga shtëpia për të blerë ilaçe për të atin e sëmurë, ishte një dhimbje e madhe, të cilën ai e kaloi i vetëm.
Arritja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, është një lajm shprese për Ahmedin, i cili do tu bashkohet menjëherë familjarëve në Gaza.
“Kemi humbur shumë nga ana civile por kjo prapë për ne është fitore. Kam mamin, babin dhe vëllanë. E kemi humbur një vëlla. Lajmi më i mirë do jetë bashkimi jonë në Gaza dhe ishalla të rregullojmë shtëpinë tonë”.
“Sa të futet armëpushimi dhe të hapet kufiri ishalla do jem nga personat e parë që do futem në Gaza se me të vërtet më ka marrë shumë malli edhe më mungon një përqafim nga mami se kam kaluar shumë strese, ankth dhe vetëm përqafimi mamit mund të më nxjerrë nga kjo situatë”, tha Ahmed Jaber, për TopChannel.
Ahmedi tregon se vështirësitë për familjen e tij kanë qenë të mëdha gjatë këtyre 15 muajve që ka zgjatur lufta në Gaza dhe se shpeshherë nuk ka mundur të flasë me ta për ditë të tëra, pa ditur nëse ishin ende gjallë.
“Janë në veri, kanë kaluar shumë kushte të rënda, kanë qenë të izoluar në një dhomë të vogël për gati 90 ditë. Nuk kishin internet, ushqim hanin vetëm një herë në ditë që mos t’iu mbaronte”, tha Jaber.
Tanimë Ahmedi është shpresëplot për të rindërtuar shkatërrimet e lëna pas nga lufta.
“Duhet të kthehemi në Gaza. Gaza ka nevojë për ne. Duhet të kthehemi të gjithë, Gaza është shkatërruar, ta rregullojmë, ta kthejmë më bukur seç ishte”, tha Ahmed Jaber./TopChannel

Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vransira. Orëv...
-
Presidenti i Gjermanisë: Administrata e ShBA ka një botëkuptim të ndryshëm nga i yni
Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti gjerman Fran...
-
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të ...
-
7.2 milionë euro për Shqipërinë, BE nis programin e mbështetjes për përshpejtimin e procesit të integrimit
BE në Shqipëri ka nisur zyrtarisht projektin e mbështetjes për integrimin në ...
-
Dërguti: KQZ-ja s’e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve
Analistja politike, Aida Dërguti, ka thënë se futja në proces të skenimit të ...
-
“Si me qenë staf i Rusisë – si Putini”, Haradinaj thotë se Kurti nuk i shërben vetëm Serbisë
Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pres...
-
Osmani takohet me Rutten e Schoofin: Dy përkrahës të fuqishëm të paqes dhe sigurisë në Kosovë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm...
-
“Kur nuk të beson Washingtoni e EULEX-i, është rrezik për Kosovën’’, Haradinaj për qeverinë Kurti
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pre...
-
“Rezultati për mua është zhgënjyes – E kemi përjetu shumë rëndë”, Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit
Ramush Haradinaj nga AAK, ka thënë se rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e...
-
Zelensky: Takimi me Putinin vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të pranojë të takohet person...
-
“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në...
-
Zelensky takon Vancen: Ukraina kërkon “garanci sigurie” ndërsa Trumpi kërkon t’i japë fund lụftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten gjatë një takimi me zëv...