Lajme

Ministri gjerman jep një paralajmërim të frikshëm lidhur me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 17 April 2022

“Në të ardhmen ndoshta do të përballemi me një mutacion të koronavirusit po aq ngjitës sa “Omicron” dhe po aq vdekjeprurës sa “Delta”. Kështu ka deklaruar ministri socialdemokrat i Shëndetësisë Karl Lauterbach në një intervistë për gazetën gjermane Bild.

Ministri u bën thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos jenë të vetëkënaqur për pandeminë dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm duke ndjekur masat e nevojshme.

Ai shtoi, megjithatë, se megjithëse rastet e Covid janë në rënie, virusi po ndryshon, kështu që duhet të jemi vigjilentë, thekson ai.

-Advertisement-

Ndërsa për mutacionin “Omicron”, ministri gjerman i Shëndetësisë pohon se nga shtatori, bashkëqytetarët e tij do të mund të bëjnë një vaksinë të përshtatur enkas për këtë variant.

Sipas tij, autoritetet shëndetësore gjermane synojnë të mbrojnë më mirë popullatën nga varianti “Omicron” me ndihmën e një vaksine që është krijuar posaçërisht për këtë mutacion të sëmundjes Covid.

Megjithatë, sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, fakti që virusi po ndryshon vazhdimisht, e bën gjithnjë e më të vështirë zhvillimin e vaksinës “Omicron”.

Për këtë, siç thekson ai, në të ardhmen ka shumë gjasa që të ndeshemi me një variant po aq ngjitës sa “Omicron” dhe po aq vdekjeprurës sa “Delta”. “Do të ishte një variant absolutisht”, tha ministri socialdemokrat i shëndetësisë.

Vlen të theksohet se në Gjermani, rreth ¾ e popullsisë janë vaksinuar kundër Covid-19. Rreth ¼ e qytetarëve gjermanë janë diagnostikuar me Covid, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera