Ministri Gashi: MKRS-ja përkrahëse e programeve për rritjen e kapacitetit të bibliotekave në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 10 April 2019
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka nisur sot edicionin e 17-të të Javës së Bibliotekës me temën “Programi Kombëtar i Arsimimit Bibliotekar.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili njoftoi se këtë edicion të Javës së Bibliotekës, programet e të cilit po zhvillohen në shumë komuna të Kosovës, MKRS-ja po i përkrah financiarisht. Ai po ashtu tha se ndihet i nderuar me pjesëmarrjen e tij në hapjen e edicionit të 17-të për të diskutuar rreth mundësive të përkrahjes së këtij institucioni të rëndësishëm të grumbullimit, të ruajtjes dhe të përpunimit të trashëgimisë së shkruar e jo të shkruar.
“Duhet folur zëshëm dhe ne po punojmë e po veprojmë në këtë drejtim, që derisa revolucioni i informacionit i ka vënë në presion të madh bibliotekat tona, t’i ndihmojmë ato për të përgatitur infrastrukturën e përshtatshme, që të gjejnë rrugën e tyre të duhur në këtë ndarje dramatike teknologjike, që të mund të ushtrojnë ndikimin e tyre jo vetëm në fushën e dijes për informacionin, por të kenë fuqinë e ndikimin arsimor, kulturor e social”, u shpreh ai.
Ministri Gashi po ashtu tha se këtë vit flitet për hapa konkretë që janë ndërmarrë për krijimin e një programi që do të rrisë edhe më shumë kapacitetin e bibliotekave në Kosovë, duke përmendur këtu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës e të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tashmë është e përkushtuar në mbështetjen e grumbullimit të historisë gojore, përkatësisht në finalizimin e fazës së dytë të projektit “Kujtesa e Kosovës – Rrëfime nga 100 pleq e plaka” që ka grumbulluar 100 intervista të të moshuarve mbi 80 vjeç për të pasuruar historinë e shkruar të Kosovës të shekullit të fundit. Gjithashtu, vazhdojmë të përkrahim edhe një ndër projektet më madhore të Bibliotekës Kombëtare: hartimin e bibliografisë së librit shqip të Kosovës, që të krijohet kontrolli i plotë bibliografik i librit në gjuhën shqipe për periudhën që është fushëveprim i projektit të bibliografisë”, tha ai.
Ministri Gashi në fund bëri thirrje që të gjithë të bëhen pjesë e veprimtarive që zhvillohen në kuadër të Javës së Bibliotekës në të gjithë Kosovën, për t’u informuar mbi bibliotekën dhe për të qenë më afër punës, angazhimit, sfidave dhe gjithë asaj që kanë për të ofruar bibliotekat.
Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku tha se: “Biblioteka Kombëtare pas shumë vështirësive po bën hapjen e bibliotekës digjitale. Kjo bibliotekë do shërbejë për ruajtjen e trashëgimisë së shkruar të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili u shpreh i lumtur me lansimin e projektit të digjitalizimit të bibliotekave. “Ky projekt iu ndihmon studentëve tanë që të jenë të barabartë, që në mënyrë digjitale të trajtojnë literaturë e cila është e nevojshme për studimet e tyre”, tha ai.
Të tjera
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...