Ministri i Drejtësisë: Shfuqizimi i ligjit për Specialen u takon deputetëve
Autori: Gazeta inFokus
13:10 | 12 Janar 2018
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha sot se nuk komenton për iniciativën e deputetëve për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij kjo u takon vetëm deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Tahiri tha se ministër i Drejtësisë punon me ligjet aktuale që janë në fuqi, pra edhe me ato ndryshimet kushtetuese që janë bërë kur është miratuar Ligji për Gjykatën Speciale në gusht të vitit 2015.
“Kjo është iniciativë politike e tyre dhe në asnjë rrethanë nuk do ta komentoj, por jam i obliguar të punoj konform ligjeve të cilat dalin nga Kuvendi i Kosovës. Kosova ka një sistem parlamentar dhe ne si Qeveri i i përgjigjemi Kuvendit dhe deputetëve të Kuvendit dhe çdo miratim i çfarëdo ligji qoftë mua më obligon ta zbatoj”, tha Tahiri.
Ministri këtë deklaratë e dha sot në Gjilan ku ishte në një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në këtë qytet me ç’rast ka vizituar ambientet e kësaj qendre si dhe është takuar edhe me drejtuesit e saj.
Me këtë rast Tahiri tha se Qendra e Paraburgimit në Gjilan është shembull për të mirë ndërsa shumë shpejt premtoi se do të shpallet një konkurs edhe për rreth 40 oficerë korrektues për këtë qendër.
“Si ministër i Drejtësisë u zotova që në një të ardhme shumë të afërt ashtu siq e kam theksuar edhe më herët do ti plotësojmë nevojat e tyre duke rrit numrin e gardianëve për këtë qendër që besoj se do të sillen 30-40 të rinj me anë të një procesi të rekrutimit. Po ashtu u zotova se do të jemi mjaft efikas në shpenzimin e buxhetit që kemi për pajisjet e sigurisë pra që ndërlidhen me sigurinë e kësaj qendre”, tha Tahiri.
Minsitri tha se viti 2018 do të jetë vit i avancimit të Shërbimit Korrektues ku siq tha ai është shembulli më i mirë në rajon por pavarësisht kësaj Tahiri thotë se edhe ato të meta do të zgjidhen.
Bashkë me ministrin Tahiri në Gjilan ishte edhe drejtori i Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, i cili shpreson se viti 2018 do të jetë vit i suksesit, fal siç tha ai “ministrit dhe kabinetit të tij”.
“Ministri i ka vizituar edhe disa qendra tjera korrektuese dhe ka premtuar që të rritet buxheti … ka paraparë që t’i vizitojë edhe qendrat tjera dhe besoj që viti 2018 do të jetë vit i suksesit, vit që do të dallojë prej viteve tjera, fal angazhimit të ministrit dhe kabinetit të tij”, tha Zogaj.
Qendra e Paraburgimit në Gjilan ka kapacitet prej 300 vendesh, por prej hapjes së saj janë vendosur më pak se 100, për shkak të mungesës së stafit.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...






























