Lajme

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s diskutuan për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 18 Tetor 2024

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, gjatë ditës së dytë të takimit kanë diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar në fund të takimit se shtetet aleate vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni i KFOR-it t’i ketë forcat dhe resurset që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë.

Në prag të takimit të ministrave, Rutte kishte tërhequr vërejtjen se për shkak të Bosnjës dhe progresit të pamjaftueshëm në dialog, situata në rajon mbetet e brishtë. Ai ka konfirmuar mbështjetejn e NATO-s ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy