“Milionerët” shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus
08:49 | 04 Maj 2018
Në Shqipëri ishin kontribuues ne skemën e sigurimeve shoqërore rreth 752 mijë persona sipas një mesatare mujore, por vetëm 4 për qind e tyre raportuan se kanë rroga bruto mbi 120,000 lekë në muaj.
Sipas të dhënave të INSTAT grupi i kontribuuesve me paga mbi 120 lekë u zgjerua me 1 për qind më 2017 në krahasim me 2016. Në raport me totalin ky grup zë një peshë shumë të vogël dhe përfaqësohet nga punonjësit e administratës publike dhe drejtuesit në nivelit të lartë në ketë segment që kanë paga mbi 120,000 lekë.
Ekstremi i tjetër i skemës së kontribuuesve, ata që paguajnë sigurimet me pagën minimale 240 mijë lekë, zë 30 për qind të totalit të numrit të kontribuuesve. Gjithsesi ky grup në vitin 2017 u tkurr me 2 pikë përqindje në krahasim me vitin 2016.
Gjithashtu nga të dhënat e INSTAT vërehet një rritje e grupit të kontribuuesve me pagë 60,001-95,000 mijë lekë. Ky grup në vitin 2017 zuri 17 për qind të totalit të kontribuuesve me 2017 nga 14 për qind që ishte me 2016.
Shqipëria ka një nivel të lartë informaliteti në sektorin e pagave ne krahasim me Rajonin.
Me vetëm 5.2% të PBB-së, vendi ynë mbledh të ardhura nga sigurimet shoqërore e shëndetësore sa gjysma e mesatares së rajonit. Në Serbi dhe Mal të Zi, ky tregues i kalon 12% të PBB-së.
Ky është një tregues i informalitetit të lartë të punës në vend, teksa një pjesë e madhe e punonjësve deklarojnë paga minimale, por edhe e faktit që Shqipëria ka një numër të lartë të të punësuarve në sektorin bujqësor, që paguajnë kontribute minimale, ose nuk paguajnë fare. Sipas INSTAT, në fund të gjashtëmujorit të parë 2017, të punësuarit në fshat (që në fakt konsiderohen të vetëpunësuar) përbënin 42% të totalit.
Kontributi për Sigurime Shëndetësorë në Shqipëri është 3.4%, ndërsa Kontributi për Sigurime Shoqërore është 24.5%. Punëdhënësi paguan 16.7% të kontributeve, ndërsa punëmarrësi paguan 11.2% të kontributeve. Krahasuar me vendet e rajonit, normën më të lartë të kontributeve për sigurimet shoqërore e ka Serbia, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina dhe vendi ynë. Nivelin më të ulët e mban Kosova me vetëm 10%.
Që nga viti 2014 Shqipëria aplikon tatimin progresiv mbi pagat, i cili duket se ka nxitur informalitetin në pagat e larta.
Aktualisht shkalla e tatimit për pagat deri në 30 mijë lekë është zero, për pagat nga 30-130 mijë lekë është 13 për qind e shumës mbi 300 mijë lekë dhe pagat mbi 130 mijë lekë tatohen 13 mijë lekë plus 23 për qind e shumës mbi 130 mijë lekë./monitor.al/

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...





























