Sport

Milani eliminon Torinon nga Kupa e Italisë vetëm pas ekzekutimit të penalltive

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 12 January 2021

Milani e ka eliminuar Torinon nga Kupa e Italisë, pasi e ka mposhtur vetëm pas ekzekutimit te penalltive, shkruan Gazeta inFokus.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me rezultat të barabartë 0-0, kurse fituesi u deshtë të përcaktohej me penallti.

Pas ekzekutimit të penalltive ‘Rosonerët’ u treguan më të sakët dhe fituan me rezultat 5-4.

-Advertisement-

Në këtë takim për 84 minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili u lëndua dhe u detyrua ta lerë fushën e lojë.

Pas kësaj fitoreje Milani ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera