Lajme

Mijëra ukrainas të tjerë mbërrijnë në Rumani

Autori: Ermirë Berisha 17:46 | 10 March 2022

Gjatë ditës së sotme 84 mijë refugjatë ukrainas kanë mbëritur në shtetin e Rumanisë, shkruan Gazeta inFokus.

Policia kufitare rumune ka publikuar të dhënat ditore të personave të cilët kanë hyrë në Rumani, duke treguar një shifër të lartë të tyre.

Refugjatët janë vendosur në kryeqytetin e Bukureshtit, i cili ka hapur streha për ata që vijnë nga Ukraina të cilët po ikin nga lufta.

-Advertisement-

Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – rreth mbi 13 mijë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera