Miftaraj: Vota do të jetë e vlefshme për partinë edhe nëse votohet Albin Kurti
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 03 February 2021
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se përkundër që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’është larguar nga lista e kandidatëve për deputetë, edhe nëse votohet nga qytetarët vota do të jetë e vlefshme për partinë, por jo edhe për Kurtin.
Në një prononcim për GazetaBlic, Miftaraj ka vlerësuar se nëse votohet numri 1 në listën e VV-së, vota nuk do të numërohen për kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.
“Edhe përkundër faktit që VV insiston që Kurti të jetë numër 1 në listën e dërguar nga VV, në anën tjetër KQZ në pajtim me obligimet ligjore tani më ka miratuar listën zgjedhore për çdo parti politike, me emrat e kandidatëve të cilët janë certifikuar. Po ashtu, lista e kandidatëve të certifikuar tanimë është publike dhe në te nuk figuron Kurti dhe personat tjerë që nuk janë certifikuar. Në këtë drejtim, edhe përkundër faktit që qytetarët e Kosovës do të votojnë numrin 1 të listës së VV, të njëjtat vota nuk do të numërohen sa i përket numrit 1, por që vota do të njihet për partinë politike VV. Nëse në këtë listë votohen deri 5 kandidatë, edhe nëse votohet numri 1 në listën e VV, vota nuk do shpallet e pavlefshme”, është shprehur ai
Kujtojmë që Vetëvendosje nuk i ka zëvendësuar dy kandidat për deputetë, Albin Kurtin, që mban numrin një dhe Albulena Haxhiun që mban numrin gjashtë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërkohë që sot edhe zyrtarisht është hapur fushata zgjedhore.

T� tjera
-
“Një viktimë duke e lutur shtetin”, Lushaku kërkon shkarkime nga Kurti për rastin e Arlindës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar p...
-
Policia bastis një shtëpi në Han të Elezit, konfiskon tri armë
Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi n...
-
Përcaktohen rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare për interes të posaçëm shtetëror
Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat dhe kriteret që duhet të plotëso...
-
Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të...
-
Apeli shqyrton sot ankesën e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm për vra*sjen e Liridona Ademajt
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë të enjten ankesat e paraqitura lidhur me akt...
-
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, du...
-
Sot vazhdon protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do...
-
Spanja shpall tri ditë zie, nis një hetim i gjerë për tragjedinë
Në Spanjë ka filluar një periudhë zie kombëtare tre-ditore, pas një aksidenti...
-
Kuvendi mban sot seancë, në rend dite edhe Projektligji për Byronë
Kuvendi i Kosovës mban sot, nga ora 10:00, seancë plenare, në të cilën pritet...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara sot në Kosovë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Si...
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
































