Lajme

Mësuesja nga Gjakova theu grevën, por paga nuk i doli

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 05 October 2022

E filluan me shkronjën e dytë të alfabetit në abetaret e tyre. Vogëlushët e klasës së parë në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë janë më përpara me plan programin mësimor.

Kjo meqë që nga 15 shtatori mësuesja e klasës së parë këtu, Blerina Haraqija nisi shpjegimin e mësimeve të parapara, raporton T7.

Ani pse tash e tre javë nuk ishte pjesë e grevës, mësuesja tregon se nuk i është ekzekutuar paga për muajin shtator.

-Advertisement-

Paga nuk morën as kolegët e saj që gjithashtu zhvilluan mësimin në këtë shkollë.

E sipas saj kjo është një padrejtësi që po iu bëhet të gjithë komunitetit të mësimdhënësve.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Komuna e Gjakovës, për t’i pyetur nëse janë dërguar listat e mësimdhënëseve në Ministri të Arsimit për ata që zhvilluan mësim, mirëpo të njëjtit as pas shumë tentimeve nuk kthyen përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera