Messi thyen rekordin e Ronaldos për më së shumti fanella të shitura
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 25 June 2022
Lionel Messi është i njohur për rekordet brenda fushës, por tani ai ka regjistruar edhe një jashtë saj.
Pasi nënshkroi me Paris Saint-Germainin në vitin e kaluar, klubi ka shitur mbi një milionë fanella brenda sezonit 2021/22.
Fanella e Messit me numër “30” përbënte mbi 60% të shitjeve, transmeton Gazeta Express.
Ky është një rekord i ri në botën e futbollit, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që fanella e një futbollisti të shitet kaq shumë për një sezon.
Messi theu edhe rekordin e rivalit të tij, Cristiano Ronaldo, i cili u rikthye te Manchester United në verën e vitit të kaluar, ka shkruar “Sportbible”.
Klubi anglez kishte përfituar 187 milionë funte deri në shtator nga shitja e fanellave të portugezit, por shifrat nga shitja e fanellave të argjentinasit vazhduan të hipnin dhe përfundimisht kaluan Ronaldon.
Manchester United gjithashtu nuk është më klubi që ka më së shumti shitje të fanellave, me PSG-në që tani është në krye listës.
Kur u njoftua se Messi po largohej nga Barcelona drejt PSG-së, pothuajse 1 milion euro u gjeneruan nga shitja e fanellave brenda disa orësh. Kampionët e Francës pastaj u detyruan të prodhonin sa më shumë fanella për të përballuar kërkesën e lartë.
Përgjegjësi për marrëveshjet te PSG-ja, Marc Armstrong tha për “Marca”: “Kërkesa është rritur 30 deri në 40 për qind dhe me të vërtetë ajo që mund ta ngadalësojë atë është oferta. Kur ndodh një nënshkrim i tillë, [Cristiano] Ronaldo te [Manchester] United për shembull, ju mund të mendoni se ai do të paguhet duke shitur fanella, por nuk është kështu. Nuk mund të prodhosh shumë fanella shtesë. Marrëveshja është vendosur të garantojë minimume shumë të rëndësishme, por ne nuk mund të përmbushim kërkesat për fanellat e Messit. Ne kemi arritur kulmin”.

T� tjera
-
Basha thotë se të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë janë të hapura, flet edhe për temperaturat
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar për gjendjen e rrugëve n...
-
Policia apel qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik: Përdorni pajisjet dimërore, përshtateni shpejtësinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në t...
-
Çitaku-Speciales: U mor vesh sa herë shtrohet sofra në Hagë, tregoni si u gatua padrejtësia, 2.356 dokumente nga Serbia në dosje
U.d kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj...
-
Tensionohet situata në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë dhe gurë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
Protesta në Tiranë ka vijuar dhe ditën e sotme pas përplasjeve të ditës së dj...
-
‘‘Vlerësim për përkushtimin dhe angazhimin’’, KFOR ndan medalje për pjesëtarët e tij për shërbimin në Kosovë
KFOR ka njoftuar se në kampin Film City, është zhvilluar një ceremoni e ndarj...
-
Aksion që nga ora 05:00, pastrohen rrugët në Viti dhe disa fshatra
Komuna e Vitisë ka realizuar intervenime për pastrimin e rrugëve nga bora në ...
-
Deri në 400 euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka dënuar katër shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar...
-
Dikur burgje famëkeqe, tani hotele luksoze
Në vitet e fundit të “Spastrimit të Madh” të Stalinit, historiani Lev Gumilyo...
-
PDK gati për miratimin e nismës së re për Specialen, LVV s’do nxitim, Aleanca premton votën
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se drafti i nismës së re ...
-
Pezullohet nga detyra polici që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës
Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë, in...
-
Si në filma: Armë me shurdhuese në veturë dhe dyshime për një plan vrasjeje në Prishtinë cak 36-vjeçari, këta janë katër të dyshuarit
Një plan i dyshuar për vrasjen e një personi në Prishtinë ka vënë në lëvizje ...
-
Plagosja e deputetit me plumb gome, ministri i Mbrojtjes: Të pezullohet menjëherë polici që e qëlloi
Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Demo, ka urdhëruar pezulli...





































