Sport

Mësohet arsyeja pse Astrit Selmani nuk u ftua nga Challandes për ndeshjet e muajit mars

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 17 March 2021

Gjatë ditës së sotme trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, publikoj listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars, shkruan Gazeta inFokus.

Në listën përzgjedhëse mungoj emri i sulmuesit, Astrit Selmani, i cili pritej t’i bashkohej ‘Dardanëve’.

Arsyeja e mos ftesës së Selmanit është se skuadra ne të cilën 23 vjeçari paraqitet, FC Hammarby, ka konfirmuas disa raste pozitive me koronavirus, duke ia pamundësuar kështu sulmuesit kosovar të bashkohet me ekipin.

-Advertisement-

Kosova gjatë muajit mars zhvillon tri ndeshje, një miqësore ndaj Lituanisë dhe dy ndeshje zyrtare ndaj Suedisë dhe Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera