Lajme

Merrej me trafikim të njerëzve, arrestohet një grua në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 09 April 2022

Një grua është arrestuar pasditen e së të mërkurës në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori dhe me vendim të tij e arrestuara është dërguar në qendrën e paraburgimit për 48 orë.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në qendrën e paraburgimit për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera