Lajme

Memli Krasniqi prezanton “Ministrin e Bujqësisë” në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 03 June 2022

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot Koordinatorin e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Në krye të këtij departamenti do të jetë Naim Ismajli.

Naim Ismajli është inxhinier i diplomuar i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe ka përfunduar studimet master dhe të doktoratës për Menaxhment dhe Informatikë.

Përveç si kryetar i Komunës së Shtimes, ai ka shërbyer si Drejtor i Kooperativës Bujqësore, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ambient dhe kryeshef ekzekutiv në Kuvendin Komunal në Shtime.

-Advertisement-

Për më shumë se dy dekada, Ismajli ka qenë i angazhuar në mësimdhënie, prej të cilave më shumë se 10 vjet si ligjërues universitar i lëndëve nga fusha e menaxhmentit, marketingut dhe lidershipit.

“Andaj, sot kam nderin të prezantoj koordinatorin e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, z. Naim Ismajli, i cili së bashku me një ekip të gjerë profesional, do të na ndihmojë në arritjen e këtij objektivi prioritar për të ardhmen e vendit tonë. Të gjithë e njihni si kryetarin emblematik të Komunës së Shtimes, ku ka qeverisur për katër mandate. Por, veç kësaj, Naimi ka mbi 30 vjet përvojë pune në pozita udhëheqëse e menaxheriale.”, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera