Memli Krasniqi në Gjilan, takon prindërit e të rinjve që po largohen nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 22 February 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Gjilan ku ka takuar familjet Arifi, Ramadani dhe Sinani, fëmijët e të cilëve kanë emigruar në shtetet e Evropës në kërkim të një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.
Krasniqi, në një postim në facebook, ka thënë se këta të rinj po largohen për shkak të mungesës së perspektivës dhe zhgënjimit me qeverisjen aktuale në vend.
”Gjatë këtyre dy vjetëve, dy djemtë e Ramadan Arifit kanë emigruar në Slloveni, ndërsa i treti sot kishte marrë përgjigjen pozitive nga Ambasada e këtij shteti për vizë pune. Njëri djalë i Sadik Ramadanit, që është edhe prind dëshmori, ka emigruar në Itali, ndërsa i vetmi djalë i Arif Sinanit në Gjermani, për shkak të pasigurisë në punësim, mungesës së perspektivës dhe zhgënjimit me qeverisjen pa vizon e pa drejtësi. Është shqetësuese si çdo ditë të rinj të talentuar e me potencial, si dhe profesionistë të shumtë, po e braktisin vendin në mungesë të sigurisë dhe garancës për një të ardhme prosperuese”, shkruan kreu i PDK-së.
Krasniqi është shprehur se misioni i PDK-së është zhvillimi i vendit, ku të rinjtë do të kenë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në Kosovë.
”Andaj, misioni ynë është të zhvillojmë shtetin tonë, ku të rinjtë të kenë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen këtu, të ngrisim nivelin e zhvillimit ekonomik duke krijuar vende të reja pune e me paga dinjitoze, si dhe të investojmë për arsim dhe shëndetësi të qëndrueshme. Kjo është beteja që duhet ta bëjmë 15 vjet pas pavarësisë, që Kosova të mos zbrazet. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të angazhohet për të arritur këtë synim. Bashkë, do ta kthejmë shpresën dhe besimin në Kosovë!”, shkruan ai.
Të tjera
-
Abdixhiku takon ambasadorin italian, e njofton për qëndrimet e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim sot ambasadorin e Ital...
-
Borrell shprehet i tmerruar nga sülmi izraelit në Rafah ku u vr ānë edhe fëmijë
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se është i tmerruar ...
-
Kurti: Qeveria jonë ka prioritet ruajtjen e kujtesës si bazë të dijes sonë kombëtare
Në edicionin e 21-të të “Javës së Bibliotekës” në Bibliotekën Kombëtare të Ko...
-
Kurti për avancimin e Kosovës në AP të NATO’s: Hap i rëndësishëm në integrimin euroatlantik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parl...
-
Gjendet një granatë dore në shtëpinë e një serbi në Kllokot, dyshohet se është që nga paralufta
Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e një shtetasi kosovar me nacion...
-
Serbia “bleu” votën kundër Rezolutës për Srebrenicën për gjysmë milioni dollarë?
Që nga momenti kur autoritetet në Serbi morën vesh se në Asamblenë e Përgjith...
-
Dy kadetët kosovar diplomojnë në West Point, i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden
Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në West Point. Kadetët Andrin Vuthaj dhe V...
-
“Ka koalicion mes PDK-së dhe LVV-së”
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dek...
-
Rrustemi i VV-së: Në sallën e Kuvendit po bëhen disa punime teknike, nuk ka seancë këtë javë e as javën tjetër
Këtë javë por as të ardhshmen nuk do të ketë seanca plenare, ka thënë deputet...
-
Tahiri i AAK-së: Shpërndarja eventuale e Kuvendit tregon për marrëveshje LVV-PDK
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Kandidati katalonas për Parlamentin Europian: Spanja t’i lë standardet e dyfishta me Palestinën e ta njohë Kosovën
Kandidati i partisë katalonase “Së Bashku për Kataloninë” (Junts) për deputet...
-
Dyshohen për tentim vrἀsje, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e gjashtë personave
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e gjashtë person...