Lajme

Mehmetaj: Gjykata Speciale është përbindësh i padrejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 21 September 2026

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një institucion që, sipas tij, ka prodhuar vendime të padrejta ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Mehmetaj ka thënë se mënyra se si është zhvilluar procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe rasteve të tjera në Hagë, sipas tij, ngre pikëpyetje serioze për drejtësinë e këtij procesi.

Kjo prokurori që kjo gjykatë nuk është institucionon i drejtësisë po përbindshëm i padrejtësisë, kjo është ditur për këtë çmenduri kushdo që ka pritur që një proces krejt politik ka me ta marrë në fund një vendim juridik”, ka thënë Mehmetaj.

-Advertisement-

Mehmetaj ka kritikuar edhe heshtjen e institucioneve dhe të një pjese të elitës politike e intelektuale në Kosovë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Sipas tij, pas vendimeve të fundit duhet të ketë veprime konkrete nga institucionet e Kosovës, përfshirë hapa juridikë dhe politikë, në vend të deklaratave të përgjithshme.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy