Lajme

Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 11 November 2026

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”, raporton Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë H.L. dhe T.M., të cilët mbanin pozitat e drejtorit dhe menaxherit në një kompani. Ata dyshohen se kanë keqpërdorur gjithsej 62 mijë e 902 euro nga dy grante ndërkombëtare, vlera e përgjithshme e të cilave arrin në 575 mijë e 736 euro.

Granti i parë, në vlerë prej 293 mijë e 500 eurosh, dyshohet se është keqpërdorur në shumën prej 23 mijë eurosh. Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin paraqitur raportime të rreme, duke deklaruar se shpenzimet e planifikuara për blerjen e makinerive ishin realizuar plotësisht.

-Advertisement-

Ndërkaq, nga granti i dytë, në vlerë prej 282 mijë e 236 eurosh, dyshohet se janë keqpërdorur 39 mijë e 902 euro, përmes të njëjtës mënyrë të raportimit të rremë të shpenzimeve.

Policia ka bërë të ditur se gjatë procesit hetimor janë evidentuar keqpërdorime në vlerë të përgjithshme prej 62 mijë e 902 eurosh.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për këtë rast kishin nisur më 4 tetor 2026, ndërsa arrestimet janë realizuar më 11 nëntor 2026. /Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy