“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Autori: Gazeta inFokus
15:09 | 11 November 2026
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe tri palë zgjedhje kanë kufizuar efektivitetin e qeverisjes në Kosovë. Kështu tha ai duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian, për çka u arsyetua se gjatë periudhës raportuese Kuvendi funksionoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në mesin e prillit të vitit të kaluar. “Ka rënie të ritmit të progresit, por jo rënie të progresit.”
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Qeverisë, ka folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për Raportin e Progresit, të thirrur nga LDK-ja.
Konjufca është arsyetuar se në periudhën e mbulimit të raportit janë mbajtur tri palë zgjedhje, si dhe ka pasur bllokadë institucionale, me Kuvendin jofunksional dhe Qeveri në detyrë.
Sipas tij, Komisioni Evropian e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin e reformave me bllokadën politike, e cila ka kufizuar efektivitetin e qeverisjes dhe ka vonuar reformat strukturore.
“Raporti mbulon nga shtatori 2025 deri në shtator 2026 dhe gjatë kësaj periudhe kemi pasur tri palë zgjedhje, dy palë të parakohshme dhe një palë komunale. Pa president të zgjedhur deri në tetor dhe me Kuvend jofunksional për pjesën më të madhe të kohës. Raporti konstaton se përgjatë gjithë kësaj periudhe, Kuvendi punoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ishte në detyrë në pjesën më të madhe të periudhës.
Madje, edhe në këtë kohë pati një ndërprerje prej tri javësh, nga 6 marsi deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më 25 mars. Sipas raportit, kjo e kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe i vonoi reformat strukturore. Komisioni e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin me bllokadën. Progresi në reformat e Bashkimit Evropian mbetet i pabarabartë për shkak të paqëndrueshmërisë dhe bllokadës politike.
Pavarësisht se raporti në masë të madhe konstaton se s’është bërë progres, Konjufca deklaroi se niveli i përgatitjes së Kosovës nuk ka rënë në asnjë fushë.
“Megjithatë, pasqyra e përgjithshme tregon se niveli i përgatitjes nuk kishte rënë në asnjë fushë. Në luftën kundër krimit të organizuar, niveli i përgatitjes është ngritur. Progresi është vlerësuar më mirë se në vitin e kaluar, në së paku shtatë prej kapitujve. Së pari, në reformën e administratës publike, në lëvizjen e lirë të kapitalit, në shërbimet financiare, në akuakulturë, në statistika, në politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, në drejtësi, liri dhe siguri, ndërsa në kapitullin që është gjyqësori, është përmirësuar gjendja në dimensionin e lirisë së shprehjes. Gjithmonë po e krahasoj me Raportin e Progresit të vitit 2025.
Në disa kapituj ka vlerësim për rënie të ritmit të reformave, pra ritëm më të ngadalshëm, por jo rënie në nivel tjetër, konstatim që i kishim tri palë zgjedhje, Kuvend të bllokuar dhe Qeveri në detyrë.”
Për seancën, ministri pati edhe kritika, për mënyrën se si sipas tij, po paraqitet ekzekutivi.
“Kërkesa e LDK-së për këtë seancë e paraqet Qeverinë sikur të kishte pasur kompetenca të plota, duke neglizhuar bllokadën në të cilën ndodheshim”, ka deklaruar Konjufca.
Deputetja e VV-së, Liza Gashi, ka pretenduar se Raporti i BE-së për këtë vit ka prezantuar edhe progresin e Kosovës gjatë këtij viti.
Në debatin e sotëm parlamentar, ku po diskutohet për këtë raport, ai ka thënë se përparimi është i pamohueshëm”.
“Për ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me aleatët tanë, ky debat parlamentar po ashtu është një mundësi e mirë për të prezantuar sukseset dhe përparimin e pamohueshëm të Republikës së Kosovës në rrugëtimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Gashi.
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që raporti i Komisionit Evropian të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.
Ai tha se raporti konstaton mungesë progresi në funksionimin e gjyqësorit dhe paralajmëron për ndikime politike e ekonomike në sistemin e drejtësisë.
“Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”, deklaroi Tahiri.
Ai theksoi se PDK-ja kërkon që askush të mos jetë mbi ligjin, ndërsa kërkoi raportim të rregullt të Qeverisë për zbatimin e rekomandimeve të KE-së.

T� tjera
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti
Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sig...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje
Policia në Prishtinë ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim, për ta identif...
-
Sorensen takon Kurtin në Paris: Tash që institucionet janë formuar, folëm për rrugën përpara të dialogut Beograd-Prishtinë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë...
-
Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhve...
-
Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian
Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka folur për Raportin e Progresit, duke e ...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit...
-
Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakons...
-
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm
Të akuzuarit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, janë dekla...
-
Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëza...
-
Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen
Ish-kreu i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosov...


































