Lajme

Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 11 November 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën.

Demaku deklaroi se raporti pasqyron, sipas tij, dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale, si rezultat i mosveprimeve dhe vendimeve të gabuara.

Ai ka theksuar se në raport përsëriten vazhdimisht vlerësimet për mungesë progresi, ndërsa rekomandimet e dhëna më herët vazhdojnë të mbeten të vlefshme.

-Advertisement-

“Fjalët që përsëriten më shpesh janë nuk ka progress dhe rekomandimet mbeten të vlefshme”, shtoi Demaku.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy