Lajme

Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 11 November 2026

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian.

Në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, Gashi falënderoi opozitën për iniciativën e mbajtjes së kësaj seance, duke e cilësuar debatin si një mundësi të mirë për të diskutuar një nga objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës – integrimin evropian.

Ajo tha se kjo seancë është gjithashtu mundësi për të prezantuar sukseset dhe përparimin e Kosovës në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Gashi theksoi se integrimi evropian mbetet orientim strategjik dhe angazhim i përbashkët, për të cilin, sipas saj, nuk duhet të ketë dallime politike.

“Integrimi evropian mbetet orientimi ynë strategjik dhe angazhim i përbashkët. Nuk besoj se për këtë çështje ka dallime politike”, ka deklaruar ajo.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy