Kulturë

Mehmet Kraja zgjedhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 03 October 2019

Akademiku Mehmet Kraja është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Zgjedhja e tij në krye të ASHAK-ut është bërë në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.

Kjo e fundit deri në qershor ishte drejtuar nga akademiku Nexhat Daci i cili ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

-Advertisement-

Vendimi që Daci të mos e ushtronte më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti pasi ai i kishte mbushur 75 vjet.

Deri më sot këtë funksion e kishte ushtruar, akademik Jusuf Bajraktari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera