Lajme

Mehaj: Është shtuar numri i nënoficerëve të rinjë në FSK

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 12 March 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mehaj në një postim në rrejtin social “Facebook”, ka shkruar se krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

“Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!”, ka shkruar Mehaj.“Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu’, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!

Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.

Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera