Sport

Mediat spanjolle: Nuk ka më dilema, ky lojtar e fiton Topin e Artë

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 28 November 2018

Kanë filluar të dalin parashikimet e para se kush do ta fitoj Topin e Artë për vitin 2018.
Mediat spanjolle nuk kanë mundur te presin së paku edhe një javë, për ta mësuar se kush do ta marrë në duar Topin e Artë.

Sipas, ‘Onda Cero’, Luka Modric është duke prirë bindshëm për titullin më të madh individual.

Mesfushori kroat është i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann.

-Advertisement-

Sipas mediumit spanjoll, Modric do t’i jap fund dominimit 10-vjeçar të portugezit dhe Leo Messit, duke u bërë lojtari i parë që e fiton.

Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë Topin e Artë, ndërsa kroati do ta vë atë në koleksionin e tij për herë të parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera