Më mirë vetëm apo çift, dilema që s’i japim dot zgjidhje që nga lashtësia e deri tani
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 24 June 2021
Kur je beqar pasi ke qenë çift shumë vite, pyet veten se cila nga dy gjendjet është më e mira? Sigurisht që çdo situatë ka të mirat dhe të këqijat e veta. Padyshim që të jesh çift ka përparësitë e veta, si psh pushimet bashkë dhe ditët e festës. Kaq më vjen në mendje.
Ndërkohë që të jesh beqar ka shumë, më shumë përparësi. Nuk dua t’ju nxis të bëni tatuazh” të jesh single është më mirë”, por kur je beqar ndodhin shumë gjëra të bukura. Si për shembull:
1.Nuk duhet të falënderosh një burrë për një dhuratë.
2.Nuk duhet të falënderosh vjehrrën tënde që të ka blerë një triko me xixa.
3.Nuk duhet të zgjohesh në mëngjes më idenë që do të ikësh për drekë nga prindërit e tij.
4.Nuk duhet ta dëgjosh me zor duke treguar interes ndaj punës së tij.
5.Nuk duhet të bësh një tutorial për paaftësinë që kanë rrobat që të ikin vetë tek koshi i larjes
6. Nuk duhet të dëgjosh fjali si : Je e çmendur/ je gjithmonë me nerva/ qetësohu/ ule zërin/ mos u bëj me fiksime/më çave *arin/je me ato do të zihesh.
7. Nuk do të duhet të kalosh orë të jetës tënde duke nderë brekët e tij.
8. Nuk duhet të aktrosh që je eksituar dhe mezi pret të bashkoheni duke u bërë një.
9. Nuk do të ndihesh në faj nëse dëshiron dikë tjetër.
10.Nuk duhet të rrezikosh një atak kardiak nga zënkat e pafundme në Whatsapp
11.Nuk do ndihesh kurrë mediokër apo e zhvlerësuar kur shikon 3567 vajzat në Instagram të cilat ai ndjek.
12. Mund të veshësh pizhama të shëmtuara
13.Mund të hash biskotat me oriz duke i shijuar dhe duke menduar qe janë vakt i plotë.
14.Mund të bësh gazra, pa humbur feminilitetin tënd.
Mbi të gjitha të jesh beqar do të thotë të trajtosh veten mirë, t’i dedikohesh vetes. Do të thotë të eksplorosh veten, të bëhesh pronar i vetes, të realizohesh sa më shumë që të mundesh, të zbulosh limitet e vetes, të zgjidhësh problemet ose ta pranosh atë dreq vetje. Duhet pasur parasysh që ndoshta veten nuk e rregullojmë dhe shërojmë dot kurrë deri në fund dhe pikërisht në këtë dinamikë, konsumohemi në atë ekuilibrin e vështirë, dashuri-urrejtje, me atë ekuilibrin e vështirë me egon tonë.
Pastaj vjen momenti i misionit të madh, të vështirë, të mrekullueshëm, të mësojmë të duhemi ose te paktën ta provojmë. Sepse nevoja te ne beqarët kthehet në virtyt, sepse ne nuk e bazojmë dashurinë për veten te një penis i panjohur. Sepse jemi të vetmet që kujdesemi për veten. Sepse duhet të mësojmë ta bëjmë mirë. Mirë sikurse një burrë nuk do të na mësojë kurrë ta bëjmë. Mirë si dashuria për veten që nuk duhet të sosë kurrë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...