Lajme

Me maska e automatikë plaçkitet banka në Zubin Potok – vidhen mbi 90 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 11 April 2022

Tre persona të maskuar me armë automatike e kanë grabitur një bankë në Zubin Potok, ku kanë vjedhur mbi 90 mijë euro.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Branislav Radoviq.

Radoviq ka thënë se janë vjedhur 10 milionë dinarë (84 mijë e 915 euro) dhe 6 mijë euro.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se vetura, të cilën e kanë përdorur tre të maskuarit, është me targa të Kosovës, nga qyteti i Mitrovicës.

Në fund, Radoviq, për Klankosova.tv, tha se vetura është larguar në drejtim të panjohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera