Me kë u martua Kanye West, vetëm dy muaj pas divorcit nga Kim
Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 13 January 2023
Reperi, 45-vjeçar, thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Bianca-n dhe dyshja janë parë me unazë martese në duar.
Pavarësisht mbajtjes së një ceremonie martese, bashkimi nuk është i ligjshëm sepse dyshja nuk duket se kanë dorëzuar një certifikatë martese, raporton portali “TMZ”. Nuk është e qartë se sa kohë dyshja njiheshin ose kishin lidhje, por Bianca iu bashkua kompanisë “Yeezy” të Kanye-it në nëntor të vitit 2020.
Ajo renditet si Shefe e Arkitekturës dhe e siguroi pozicionin pas marrjes së një masteri në Arkitekturë në “Universitetin e Melburnit” në Australi. Portali “MailOnline” ka kontaktuar përfaqësuesit e Kanye për komente të mëtejshme.
Muajin e kaluar, Kanye bëri një dedikim për ‘gruan’ e tij të ardhshme, duke rinovuar këngën, “Censori Overload”, duke përmendur mbiemrin e saj. Në tekstet e këngëve ai tregoi se qëndroi beqar para se të vinte unazën, duke kënduar: “Dhe Bibla tha, nuk mund të bëj më seks deri në martesë”.
Kënga duket se i referohet ndarjes së tij nga Kim, duke u nisur me vargjet: Waking up to, I can’t do this anymore.
Të hënën, reperi u pa duke biseduar me Bianca-n dhe duke ngrënë mëngjesin në “Waldorf Astoria” në Beverly Hills. Kanye, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në Ye, kishte veshur një xhup të fryrë ngjyrë jeshil dhe unazat e tyre dalloheshin dukshëm, teksa po hanin në restorant.
Biznesmenja Bianca u rrit në Melburn, Australi dhe mori një diplomë në degën Arkitekturë nga universiteti i qytetit. Gjatë kohës së saj si studente, Bianca krijoi kompaninë e saj të bizhuterive të quajtur “Nylon’s Jewellery”. Pas diplomimit, Bianca vazhdoi të ishte konsulente projektimi për një vit përpara se të punonte si studente arkitekte për tre vjet. Më pas ajo vazhdoi të përfundonte një master midis viteve 2019-2020 përpara se të kalonte në Los Angeles kur mori punën në kompaninë “Yeezy”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































