Rozë

“Më kanë ngacmuar s*ksualisht në punë”, këngëtarja shqiptare rrëfen momentet e vështira

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 09 February 2021

Këngëtarja shqiptare Tringa Key ka qenë së fundmi në emisionin “Showbiz” në RTV Ora, ku ka folur gjerë e gjatë për jetën e saj private si dhe atë profesionale.

Lidhur me prapaskenat më të shëmtuara që ka pasur në profesionin e saj, Tringa ka thënë se i ka ndodhur që nuk e kanë paguar pasi ka kënduar.

“Ka ndodhur dy herë që nuk më kanë paguar, kur ka ardhur puna tek pagesa më kane thënë ka ikur pronari dhe nuk kam marrë asgjë”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Gjithashtu, ajo u pyet nëse është ndjerë e ngacmuar seksualisht në vendet e punës dhe ka thënë se kjo i ka ndodhur shpeshherë.

“Po shumë, ka shpesh raste. Jo veç mua, po çdo femre i ndodh. Ne e kemi një punë pak më të vështirë, se na bie të punojnë më shumë natën. Ka njerëz që janë të dehur, ka lloj lloj njerëzish”, tha këngëtarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera