Klajdi për Eglin: Aktore, po merr nga fama e Gjestit
Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 03 February 2025
Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”. Ai ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën brenda shtëpisë, por ka dhënë dhe mendimin rreth banorëve dhe çifteve që janë krijuar aty brenda.
Pyetje-Përgjigje:
Pyetje- Çfarë mendon se të penalizoi?
Përgjigje- Të qenurit unë, pa skenar, pa strategji. Thashë do hyj duke qeshur, do dal duke qeshur. Nuk u përfshiva shumë në këto pseudo-debatet apo pseudo-lidhjet për të qëndruar më shumë. Pak e ndjeva që mund të dilja. Kisha një shpresë që të qëndroja dhe pak. Mendova se G-Bani do ia fuste prapë kot. Siç kam qenë jashtë, kam qenë aty brenda. Më ka ardhur pak keq për atë shpërthimin me G-Banin por ja që ndodhi. Për mendimin tim G-Bani duhet të kishte dalë kohë më parë, është djalë me fat, publiku e ka pëlqyer, por nuk e ka shfrytëzuar si mundësi.
Pyetje- Si ka qenë raporti yt me Rozanën apo Valbonën që e njihje dhe nga jashtë?
Përgjigje- Valbonën e njihja pak nga jashtë. U përpoqa ta mbaj pak me hatër, por me lojën që po bën nuk jam shumë dakord. Nuk e di çfarë po bën me lojën e saj, por më vjen keq se është dhe vajzë, kam motra vetë. Kur flet nuk i përpunon mirë gjërat. Më ka thënë “kur të shkosh në lagje ec anash se do të shtyp me makinë.” Sa për Rozanën, një artist nuk është ashtu siç është ajo. Edhe Bona ka filluar ta imitojë, i kreh bishtin. Aty është garë gënjeshtrash që ia paraqesin publikut.
Pyetje- Po për çiftet brenda shtëpisë çfarë mendimi ke?
Përgjigje- Me sa kam parë unë aty brenda, nuk kam parë dashuri. Dy persona të dashuruar nuk rrinë ashtu. Shikoja frikë, pasiguri në sytë e tyre, aspak të dashuruar. Egli është një aktore shumë e këndshme. Gjestin nuk e njihja, aty brenda më folën për të. Gjesti po kënaqet, nuk e vret mendjen, Egli po merr nga fama e tij. Lidhjen po e shfrytëzon maksimalisht.

T� tjera
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...


































