Lajme

Mbyllen shkollat për një jave dhe pezullohen fluturimet pas tërmetit në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 06 February 2023

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka njoftuar se do të mbyllen shkollat për një javë në 10 zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi.

Qytetet dhe provincat janë Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye, Adıyaman, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Diyarbakır, Kilis.

Po ashtu në këto pjesë janë pezulluar edhe fluturimet sipas zëvendëspresidentit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Oktay tha se fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar, ndërsa aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile.

Deri më tani sipas deklaratave zyrtare numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 në Turqi dhe Siri është mbi 500, kurse numri i të lënduarve rreth 3 mijë./Gazeta Infokus/

Shkon në 500 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera