Lajme

Shkon në 500 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 06 February 2023

Një tërmet 7.8 ballësh ka godiur Turqinë jugore dhe Sirinëku ka shkaktuar shumë dëme dhe numri i viktimave ka arritur në 500.

Ndërsa numri i të plagosurve sipas nënpresidentit turk, Fuat Oktay është 2300, raporton CNN.

Në anën tjetër një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i viktimave ka arritur në 237, kurse i të plagosurve në 639.

-Advertisement-

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.

Kurse, zëvendëspresidenti turk ka thënë se deri më tani 1,700 ndërtesa u dëmtuan në 10 qytete turke.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera