Lajme

Mbrojtja: Thaçi nuk e mohon se janë kryer krime nga shqiptarët por jo me organizim të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 04 April 2023

Ka nisur edhe sot seanca kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. Në seancën e sotme do të jenë palët mbrojtëse që do t’i shpalosin argumentet e tyre.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë nisur së gjykuari nga e hëna. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, gjatë shfaqjes së argumenteve ka thënë se janë kryer krime por nuk kanë qenë të motivuara.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Thaçi e pranon që janë kryer krime nga individë shqiptarë gjatë luftës por që nuk janë kryer me ndikim apo urdhër të udhëheqjes së UÇK-së,

“Hashim Thaçi nuk e mohon që janë kryer krime nga individë shqiptarë gjatë luftës. Ai për këtë e ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së me 17 dhjetor 2018. Por ai i mohon deklaratat e dhomave të specializuara se krimet u kryen si çështje politike nga udhëheqja e UÇK-së. Ai gjithashtu hedh poshtë pretendimin e SPO-së se krimet janë kryer në një mënyrë të përhapur ose sistematike, dhe në shkallën e pretenduar nga SPO-ja”, ka thënë Kehoe./Gazeta Infokus/

NDIQENI LIVE:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera