Lajme

Mbledhja e Aleancës: Njerëzit që po e mbajnë pushtetin ilegalisht i kanë qëllim zgjedhjet e reja

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 01 September 2026

Aleanca ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të Degëve të Aleancës, ku janë trajtuar çështje që lidhen me organizimin e brendshëm dhe aktivitetin politik.

Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Aleanca ka thënë se qëllimi i njerëzve që, sipas saj, po e mbajnë pushtetin ilegalisht është çuarja e vendit në zgjedhje të reja.

“Ajo që kemi parë deri tani përputhet me atë që kemi thënë vazhdimisht, fajësimi i partive të tjera dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve në datën që u konvenon atyre”, thuhet në komunikatën e Aleancës.

-Advertisement-

Sipas Aleancës, pushteti ka dështuar në disa fusha, duke e lënë vendin pa energji dhe “në mëshirën e mafias energjetike”, ndërsa ka akuzuar institucionet për blerjen e energjisë, barnave dhe produkteve të tjera nga Serbia.

Aleanca ka kritikuar gjithashtu politikat ndaj bizneseve vendore dhe ekonomisë, duke thënë se pushteti “i dënon bizneset vendore dhe shkatërron ekonominë e vendit”.

“Pushteti që krejt çka arrin të bëjë është t’i përçajë qytetarët e vendit, nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy