Mbi 7 milionë euro u paguan nga buxheti i shtetit më 2022 për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja, u tejkaluan mjetet e ndara
Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 10 January 2023
Gjatë vitit 2022, vlera të cilën Republika e Kosovës e ka shpenzuar për mbrojtjen e të akuzuarve, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka qenë 7 milionë e 132 mijë e 600 euro, duke tejkaluar kështu buxhetin e ndarë për vitin 2022 për Divizionin, shifër e cila ishte 7 milionë euro.
Ndërsa, vlera e mjeteve buxhetore të ndara për vitin 2022 për vizitat e familjarëve ka qenë 122 mijë e 429 euro e 39 centë.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar nga Ministria e Drejtësisë (MD) të dhënat lidhur me pagesat që janë ekzekutuar për mbrojtjen e të akuzuarve të Speciales, ku në përgjigjen e tyre thuhet se buxheti që është ndarë për vitin 2022, për Divizionin është 7 milionë.
Mjetet më të mëdha për mbrojtjen janë ndarë për Kadri Veselin, në vlerë prej 1 milion e 75 mijë euro, pasuar nga Rexhep Selimi në vlerë prej 1 milion e 20 mijë euro.
Salih Mustafës i janë ndarë 695 mijë euro, Pjetër Shalës 735 mijë euro, Hysni Gucatit 810 mijë euro, kurse Nasim Haradinajt 891 mijë euro, Jakup Krasniqit i janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 910 mijë euro, derisa Hashim Thaçit në vlerë prej 996 mijë e 600 euro.
Derisa mjetet buxhetore për familjarët e të akuzuarve, të cilët i kanë vizituar të njëjtit në selinë e paraburgimit në Hagë, janë ndarë në vlerë prej 122 mijë e 429 euro e 39 centë. Këtu sipas përgjigjes së MD-së janë përfshirë biletat, fjetja dhe ushqimi.
Për familjen e Pjetër Shalës, thuhet se janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 7 mijë e 596 euro e 60 centë, për familjen e Salih Mustafës në vlerë prej 9 mijë e 655 euro e 83 centë, për familjen e Kadri Veselit janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 12 mijë e 914 euro e 5 centë.
Tutje, për familjen e Nasim Haradinajt thuhet se janë ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 16 mijë e 725 euro e 34 centë, ndërsa për familjen e Rexhep Selimit në vlerë prej 24 mijë e 505 euro e 65 centë, pasuar nga familja e Hysni Gucatit në vlerë prej 25 mijë e 303 euro e 48 centë.
Derisa më së shumti janë ndarë për familjen e Jakup Krasniqit dhe atë në vlerë prej 25 mijë e 728 euro e 43 centë. Kurse, për familjen e Hashim Thaçit figuron shenja “-“ në përgjigjen e MD-së.
Ndryshe, në përgjigje të MD-së thuhet se buxheti që është ndarë për vitin 2022, për Divizionin është 7 milionë. Mbulimi i këtyre shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve të Speciales bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/l-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
Sipas nenit 3.1 të këtij ligji përcaktohet se “Të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësit të pavarur, me përvojë dhe kompetencë, që paguhen nga Buxheti i Kosovës, i alokuar për qëllimet e këtij Ligji”.
Derisa, neni 4 i po të njëjtit ligj ka paraparë se “1. Mbështetja e nevojshme financiare për anëtarët e ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara përfshinë shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës. 2. Mbështetja e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara bëhet sipas aktit nënligjor të miratuar nga Ministria e Drejtësisë”.
Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar në gusht të vitit 2015, pasi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kishin miratuar amendamentin kushtetues, përkatësisht nenin e ri 162 të Kushtetutës së Kosovës, me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar (ZPS).
Deri tani, në proces pranë kësaj gjykate janë katër raste, ku dy raste kanë përfunduar në shkallë të parë, e për dy tjera ende nuk ka filluar gjykimi.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen nga ana e ZPS-së se ndërmjet marsit të vitit 1998 e deri në shtator 1999, kanë kryer krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave që konsideroheshin si kundërshtarë. Për krime lufte po gjykohet pranë kësaj gjykate edhe i akuzuari Pjetër Shala. Në këto dy raste, dosja ka kaluar te trupi gjykues, por se gjykimi nuk ka filluar ende.
Kurse, Salih Mustafa nga shkalla e parë është dënuar me 26 vite burgim për krime lufte.
Ndërsa, me akuzat për pengim në administrimin e drejtësisë ishin ngarkuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët edhe janë gjetur fajtorë për këto vepra penale, duke u dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro. Rasti i tyre gjendet në proces pranë Gjykatës së Apelit. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...