Lajme

Mbi 4 milionë euro nga KQZ-ja për partitë politike, ja sa ndau për PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 19 January 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e fundit të mbajtur sot (e enjte), ka vendosur që shume totale që do të u ndahen partive politike në vend është 4.2 milionë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Pas partisë në pushtet LVV-së e cila ka gjysmën e këtij buxheti, partia tjetër me radhë me më së shumti buxhet është Partia Demokratike e Kosovës, ku shuma e ndarë nga KQZ-ja për këtë parti është 665 mijë euro e cila ka 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Nga këto 665 mijë euro, 598 mijë e 500  janë ndarë për subjektin politik, derisa 66 mijë e 500 janë ndarë për shpenzimet e deputetëve.

-Advertisement-

Nga këto mjete përfituan 15 subjekte politike në vend, ku pas PDK-së, rënditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 525 mijë euro, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 280 mijë euro.

Këto mjete janë ndarë për periudhën 1 janar – 31 dhjetor të vitit 2023.

“KQZ-ja mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023”, thuhet në komunikatën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu, në mbledhje KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit për informim publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera