Mbi 100 pjesëtarë të EULEX-it në veri, ky është roli i kësaj force aktualisht

Autori: Gazeta inFokus
12:48 | 10 November 2022
Më shumë se 100 pjesëtarë nga Njësia Policore e Specializuar (NJPS) e EULEX-it kanë zbarkuar në veri të Kosovës.
Si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë ata janë të gatshëm për të ndërhyrë kurdo që paraqitet nevoja.
IndeksOnline ka pyetur zyrtarët e EULEX-it rreth misionit të tyre në veri pas dorëheqjeve masive të policëve serbë në atë pjesë. Sipas tyre, NJPS e EULEX-it është duke zhvilluar patrullime mobile të vëzhgimit në Kosovën veriore për informim të shtuar të saj rreth situatës.
“Këshilltarët policorë të lartë të EULEX-it për veriun janë të vendosur në kompleksin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe janë duke dhënë këshilla për Drejtorinë e Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe katër stacionet policore nën komandën e saj në lidhje me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për IndeksOnline.
Përveç kësaj, Këshilltarja e EULEX-it për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Këshilltarja e EULEX-it për Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës janë duke e monitoruar nga afër situatën në këto dy institucione të drejtësisë, pasi edhe në këto institucione kishte dorëheqje të mëdha.
“Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS), që është e stacionuar në Mitrovicë, përbëhet nga 105 zyrtarë policorë. Disa ekipe të NJPS zhvillojnë patrullime mobile të vëzhgimit në Kosovën veriore për informim të shtuar të Misionit rreth situatës. Më 8 nëntor, një Njësi Policore e Specializuar Rezervë (NJPSR) u zbarkua përkohësisht në Kosovë për t’i përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) ekzistuese të EULEX-it”, thuhet në përgjigje.
Ndonëse ka prezencë të madhe të EULEX-it në veri, ata thonë se nuk kanë marrë përsipër përgjegjësi policore.
Njësia Policore e Specializuar e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, si pjesë përbërëse e mekanizmit treshtresorë të reaguesve të sigurisë ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti, ndërsa NATO/KFOR-i është i treti.

Të tjera
-
Kremlini mirëpret pezullimin e disa dërgesave të armëve nga SHBA për Ukrainën: Më pak armë, më pranë fundit
Kremlini ka mirëpritur vendimin e Uashingtonit për të pezulluar disa dërgesa ...
-
Sulmi ndaj ish-bashkëshortes, Fero akuzohet për tri vepra penale
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shaba...
-
Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me mini...
-
Rasti i mashtrimit të disa grave, policia fton qytetaret e dëmtuara të paraqiten për intervistim
Ditë më parë Policia e Kosovës, kishte njoftuar për arrestimin e tre personav...
-
Xhandarmëria franceze, një autoblinde të fuqishme ia vë emrin “Kosovë”
Dy javë para paradës ushtarake të Ushtrisë Franceze (14 korrik), të martën më...
-
Numër rekord biznesesh të reja në Zvicër
Në semestrin e parë, 27,811 biznese të reja u regjistruan në nivel zviceran: ...
-
Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë, “për” nëse ka kandidat konsensual
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka t...
-
OEK njofton se zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE po funksionon, fton bizneset e ‘‘dëmtuara’’ të paraqiten aty
Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se zyra për përpilimin e padive ndaj Zyr...
-
Nis takimi Osmani-Haradinaj
Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush ...
-
Merimangat helmuese paralizojnë portin e makinave në Detin e Veriut
Terminali i makinave në Bremerhaven, që njihet edhe si porti i makinave në De...
-
500 mijë euro për dy ditë, Ymeri: Ndalesat me pikëpyetje të bllokut “B1” po i pasurojnë tregtarët e energjisë
Inxhinierja Janina Ymeri ka reaguar ashpër lidhur me ndërprerjet e shpeshta d...
-
Ramush Haradinaj hyn në presidencë për takimin me Vjosa Osmanin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë ka mbër...