Lajme

Mbeturinat mbulojnë kryeqytetin, punëtorët e ndërrmarjes “Pastrimi”, në grevë

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 14 March 2023

Gazeta Infokus sot ka raportuar se një sasi e madhe e mbeturinave është vërejtur në kryeqytet.

E kjo gjë ka ndodhur pasi punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, janë në grevë që nga e hëna.

Si pasojë e grevës së punëtorëve, qytetarët kanë qenë të detyruar se pranë kontejnerëve në Prishtinë të I hudhin mbeturinat edhe rreth tokës.

-Advertisement-

“Lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, ju njoftojmë se  pas shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve lidhur me ngritjen e pagave, sot me dt. 13.03.2023 u organizua takimi i radhës në mes të Menaxhmentit të Kompanisë, Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, SH.A.Gjatë këtij takimi u diskutua dhe është analizuar gjendja financiare e kompanisë dhe mundësia e ngritjes së pagave të punonjësve”, thuhet në komunikatën e kësaj ndërrmarje.

Ndryshe kanë bërë të ditur se punëtorët do të qëndrojnë në qëndrimet e veta që rritja e pagave të bëhet sipas kërkesave të tyre.

“Në anën tjetër, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve, qëndrojnë në qëndrimet e veta që ngritja të bëhet menjëherë dhe që rritja të bëhet sipas kërkesës se tyre . Megjithatë diskutimet dhe analizimi i gjendjes financiare e KRM ”Pastrimi” SH.A në mes palëve po vazhdon”, thuhet tutje në këtë komunikatë. /Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje nga mbeturinat në kryeqytet:

Përparim Ramën “e mbulon” bërllogu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera