Lajme

Mbahet Forumi për Investime dhe Tregti Zvicër – Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 14 Qershor 2017

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Zvicër dhe Odën Ekonomike të Zvicrës për Evropën Qendrore organizuan në Cyrih të Zvicrës, Forumin për Investime dhe Tregti Zvicër – Kosovë.

Hapja e Forumit u bë nga Ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, ndërsa Drejtori I përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, ka prezantuar para pjesëmarrësve dhe bizneseve zvicerane mundësitë për investime dhe ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

Ndërkohë edhe përfaqësues nga Dogana, Administrata Tatimore, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Agjencia e Privatizimit të Kosovës informuan të pranishmit lidhur me shërbimet që këto institucione ofrojnë në mbështetje të investimeve dhe të tregtisë.

-Advertisement-

Kompanitë zvicerane gjithashtu patën mundësinë që të dëgjojnë storie të suksesit nga vet bizneset të cilat tashmë janë duke vepruar në Kosovë e që ishin pjesë e këtij forumi.

Në forum morën pjesë 10 kompani nga Kosova si dhe rreth 30 kompani zvicerane në mesin e tyre edhe kompani nga diaspora të sektorëve të ndryshëm.

Gjatë forumit u zhvilluan takime B2G në mes bizneseve nga Zvicra dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

Në këtë forum, KIESA dhe Oda Ekonomike e Zvicrës për Evropën Qendrore nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy