MASHT del në terren, thotë se shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 15 October 2022
Pagesa e pagave të shtatorit për mësimdhënësit grevist ka ardhur vetëm pas marrëveshjes për kompenzim të orëve të humbura sipas orarit të vendosur nga MASHT-i. Edhe pse nga SBASHK-u është kundërshtuar që orët të zëvendësohen të shtunave, MASHT s’ka ndërruar mendje dhe sot ka nxjerrë në terren inspektorët për të parë se sa po respektohet vendimi për zëvendësim të orëve të humbura.
Valdrin Dervishaj nga kabineti i ministres Arbërie Nagavci, ka thënë se tashmë kanë informatat e para nga terreni dhe sipas tij shumica e mësimdhënësve janë përgjigjur pozitivisht vendimit të MASH-t për orët e humbura.
Ai ka thënë se edhe paraqitja e nxënësve është e kënaqshme dhe varion nga shkolla në shkollë.
“Inspektorët tashmë janë në terren nga ora 7:30. Kemi informatat e para. Në bazë të informatave, shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor.
Ndërsa edhe në lidhje me paraqitjen e nxënësve në shkollë, është një numër i madh që janë paraqitur, kjo varion nga shkolla në shkollë dhe nga komuna në komunë. Në rastet kur nxënësit mungojnë duhet të evidentohen në ditar për mungesë”, ka thënë ai për Express.
Dervishaj gjithashtu ka bërë thirrje që si kanale zyrtare informacioni të merren MASHT-i dhe DKA-të dhe jo persona të tjerë që sipas tij tejkalojnë kompetencat dhe përgjegjësitë.
“Prindërit duhet të sigurohen që informacionet t’i marrin nga organet kompetente, përkatësisht MASHTI dhe DKA-të dhe t’i shmangin informacionet nga persona që tejkalojnë kompetencat dhe përgjegjësitë.
Ndërsa mësimdhënësit të jenë në komunikim me prindërit që t’i informojnë nga afër për kalendarin shkollor”, ka shtuar ai tutje.
Të tjera
-
Ndeja e partisë në Prizren, Vetëvendosje publikon videon ku shihet qytetari duke ia puthur dorën Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga ndeja që mbajtën dje në Prizren m...
-
Rritja e çmimeve: Qytetarët e Kosovës u drejtohen bankave për kredi
Rritja e çmimeve të produkteve po i shtyn qytetarët e Kosovës që t’u drejtohe...
-
Varfërohet shporta e konsumatorit në Kosovë
Rritja e çmimeve pas pandemisë Covdi-19, ka varfëruar konsiderueshëm shportën...
-
Osmani: Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar në zemrat e shqiptarëve si testament i shpirtit të kombit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Lidhja e Prizrenit mbetet e g...
-
Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, në një intervistë për CNN ka thënë se përfs...
-
Policia i shpall në kërkim publik këta dy persona
Njësiti i hetimeve të stacionit policor -Qendra në Prishtinë, me autorizim ng...
-
Vetaksidenti në Drenas: Njëra prej të lënduarave në gjendje shumë të rëndë
Dy vajza janë vetaksidentuar me motoçikletë gjatë ditës së hënë në fshatin Do...
-
25 vjetori i çlirimit të Prishtinës, Rama bën thirrje për unitet
Në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Prishtinës u mbajtën disa...
-
Biden “humb” në skenë: Pamjet e publikuara së fundmi shqetësojnë votuesit e tij
Joe Biden u shfaq i humbur dhe i hutuar pasi mbaroi fjalimin në Konferencën e...
-
Sveçla në Itali, takohet me Komandantin e Përgjithshëm të Karabinierëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron për vizitë zyrtare ...
-
1 muaj pa ujë, banorët e fshatit Shashkovc të Prishtinës detyrohet ta bartin me vetura, flasin nga Ujësjellësi
Banorët e fshatit Shashkovc të komunës së Prishtinës tash e 1 muaj kanë mbetu...
-
Përmbytet varka në Jemen/ 49 emigrantë të vd*ekur, vijon operacioni për kërkimin e vik*timave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Jemenit, me një varkë të mbushur ...