Lifestyle

Martesa perfekte? Me bashkëshortin vetëm 4 ditë në javë

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 11 June 2019

Martesa perfekte sipas aktores Gwyneth Paltrow e ka një recetë, dhe ajo është: të qëndrosh me bashkëshortin vetëm katër ditë në javë!

Në një intervistë dhënë për Sunday Times, aktorja hollivudiane, e martuar vitin që shkoi me Brad Falchuk, rrëfen bashkëjetesën e saj part- time, një rutinë që i është këshilluar nga një specialiste me pretendimin se kështu krijon në lidhje një lloj polarizimi, që asaj vete duket i vjen për shtat.

46 vjeçarja rrëfen se Brad, katër ditë të javës shkon të qëndrojë me të, ndërsa tre ditë të tjera I përkushtohet tërësisht fëmijëve nga lidhja e mëparshme, Isabella dhe Brody.

-Advertisement-

Ylli i “Shakespeare in love” betohet se kjo po funksionon shumë mirë për të, megjithatë skepticizmi ndaj një ideje të tillë, mbetet i madh.

Ndonëse Gwyneth këmbëngul se dhe miqtë e çiftit, që e kanë parë mënyrën e tyre të jetesës, i inkujajojnë që të mos ndryshojnë asgjë, nuk janë të paktë ndjekësit që u çuditën nga kjo mënyrë të menduari e thanë se vetë, nuk do ta provonin kurrë një martesë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera